NEWBORN pritet të marr pamje të re, Ismaili thotë se punimet kanë nisur sot - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    NEWBORN pritet të marr pamje të re, Ismaili thotë se punimet kanë nisur sot

    Insajderi
    13 February 2025 - 12:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Simboli i Pavarësisë së Kosovës “NEWBORN”, i vendosur para Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, do të paraqitet me ngjyra dhe mesazh të ri edhe këtë 17 shkurt, ashtu siç ndodhi në ditën e shpalljes së pavarësisë.

    Punimet kanë nisur sot dhe pritet të përfundojnë gjatë këtyre ditëve. Krijuesi i këtij simboli, Fisnik Ismaili, konfirmoi për Telegrafin se mesazhi këtë vit do të përfshijë Inteligjencën Artificiale.

    “E pëlqeve apo e urreve, e deshte apo ia pate frikën, Inteligjenca Artificiale është këtu, edhe çdo ditë e më shumë po bëhet pjesë integrale e jetëve tona. Puna ka nisë sot”, tha ai.

    Ndryshe, monumenti i pavarësisë së Kosovës, NEWBORN që gjendet në Prishtinë, pothuajse çdo vit dërgon një porosi nga Kosova për botën.

    NEWBORN, i cili simbolizon lindjen e shtetit të Kosovës, u krijuar në një kohë rekorde brenda 11 ditëve nga autori, Fisnik Ismaili. NEWBORN-i u zbulua më 17 shkurt 2008, në ditën kur Kosova shpalli pavarësinë. Atë ditë, mbi 150 mijë njerëz u nënshkruan në këtë monument. Të parët që nënshkruan ish-presidenti, Fatmir Sejdiu dhe kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi.

    NEWBORN-i është ndërtuar nga një skelet çeliku dhe është i mbuluar me shtresë metali prej 4mm. Çdo shkronjë ka lartësi prej tri metra, që peshon përafërsisht një ton. Ky është monumenti më i vizituar në Kosovë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    28 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark