A pati sulm kibernetik në ditën e zgjedhjeve? Përgjigjet Radoniqi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    A pati sulm kibernetik në ditën e zgjedhjeve? Përgjigjet Radoniqi

    Insajderi
    13 February 2025 - 15:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i KQZ’së, Kreshnik Radoniqi, tha se në lidhje me dyshimet se ka pasur sulm kibernetik në uebfaqen e KQZ’së në ditën e zgjedhjeve pasi nisi publikimi i rezultateve prelimnare, çështja është në duar të policisë dhe të Prokurorisë.

    Radoniqi shtoi se posa ta marrin një raport nga këto organe do ta bëjnë publik.

    “Kjo çështje tash është në duart e Policisë dhe Prokurorisë, pa e marrë raportin nga ta ne s’do të jepim asnjë informacion sepse nuk i kemi. I kemi disa dyshime tona por ato dyshime janë adresuar në polici, policia do ta japë raportin. Pasi që marrim përgjigje nga policia, ne do ta bëjmë publike”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark