“Mos gabo të më prekësh natën", kë ftoj Gjesti për të fjetur në krevat me të? - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    “Mos gabo të më prekësh natën”, kë ftoj Gjesti për të fjetur në krevat me të?

    Insajderi
    13 February 2025 - 16:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrëmja e djeshme ka qenë mjaft e qetë në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Banorët kanë bërë lojëra të ndryshme në living, ku janë argëtuar me njëri-tjetrin, duke harruar për një moment debatet që kanë bashkë.

    Kur kanë përfunduar lojërat dhe argëtimin, ata kanë shkuar te dhoma e gjumit. Këtu Gjesti ka ftuar Indritin që të flenë bashkë te krevati i tij. Banori nuk ka hezituar dhe ka ikur për të fjetur me këngëtarin. Ky i fundit e ngacmon dhe i thotë: “Hajde bro, s’po më rrihet. Ama mos gabo të më prekësh natën. Hajde se mua nuk ma ndjen”. Indriti shkon te krevati i tij për të marrë jastëkun dhe më pas kalon te Gjesti, i cili i thotë të marrë jorganin, po ai nuk donte.

    “Vëlla, aty nuk mbaj përgjegjësi, prek apo nuk prek natën”, i kundërpërgjigjet Indriti Gjestit: “Hajde tha se jam mësuar”.

    Kujtojmë se para prime-t të së martës, Gjesti flinte me Eglin, por kjo e fundit u largua kur pa një intervistë të Xhenetës në “Fan Club”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark