Stuhia e dëborës godet SHBA, qindra aksidente rrugore - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Stuhia e dëborës godet SHBA, qindra aksidente rrugore

    Insajderi
    13 February 2025 - 17:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një stuhi e përbindshme me reshje të dendura dëbore dhe shi të ngrirë është përplasur në pjesën lindore të Shteteve të Bashkuara, duke mbjellë kaos nga Kentaki e deri në kryeqytetin e vendit, Uashington.

    Mediat amerikane flasin për qindra aksidente rrugore, e paralajmërimet e ekspertëve janë edhe më të zymta: Sipas tyre rrezikohen përmbytje me rritjen e temperaturave, që mund të bëhen shkak për fryrje të lumenjve. Përmbytjet kërcënojnë madje edhe zonat e Kalifornisë të shkatërruara nga zjarret e fundit.

    Stuhia që preku zona të Kentakit në drejtim të Marilendit e më thellë në veri të vendit, solli gati 40 centimetra borë në Iron Gate, një qytet i vogël në Virxhinian Perëndimore, si dhe 30 cm borë në White Sulfur Springs, të po këtij shteti, njoftoi Shërbimi Kombëtar i Motit. Deri të mërkurën, më shumë se 190,000 klientë në Virxhinia dhe më shumë se 13,000 në Karolinën e Veriut, vazhdonin të ishin pa energji elektrike. Bora mbuloi dhe aeroportet në Virxhinia e Tenesie.

    Rreth 2,500 fluturime u anuluan ose u shtynë në të gjithë vendin, 200 nga të cilat në Aeroportin Kombëtar ‘Ronald Reagan’ në Uashington. Për të dytën ditë me radhë në gjithë shtetin e Virxhias mësimi u anulua, po kështu edhe në Baltimorë e Uashington, nxënësve dhe mësuesve iu kërkua të qëndronin në shtëpi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark