Hamza: PDK do të marrë përgjegjësinë për krijimin e institucioneve, nëse VV nuk e formon qeverinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hamza: PDK do të marrë përgjegjësinë për krijimin e institucioneve, nëse VV nuk e formon qeverinë

    Insajderi
    13 February 2025 - 21:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për kërkesën e saj të pamundur për 500,000 vota, duke e cilësuar këtë si një “referendum” të pavërtetë, shkruan Insajderi.

    Hamza tha se qytetarët e Kosovës kanë votuar për ndryshim, duke i dhënë një shumicë votash partive të opozitës.

    “Partia në pushtet kërkoi një referendum, kërkoi 500,000 vota, por qytetarët nuk ia dhanë këtë. Ata treguan se duan një ndryshim dhe numrin më të madh të votave e kanë partitë në opozitë,” tha Hamza.

    Ai gjithashtu foli për mundësinë që partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, nëse për ndonjë arsye nuk arrin të formojë qeverinë, atëherë PDK-ja do ta marrë përgjegjësinë për krijimin e institucioneve të reja.

    “Bazuar në Kushtetutë, i takon partisë së parë të krijojë institucionet. Ne pranojmë rezultatin e votuesit. Nuk është se presim të jemi qeveria me çdo kusht, por nëse partia e parë nuk arrin ta krijojë qeverinë, atëherë PDK duhet të marrë përgjegjësi dhe të sigurojë që vendi të ketë institucione”, tha ai në Pressing të T7.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark