
Në një mbledhje të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, ka bërë një koment në lidhje me procesin e numërimit të votave, shkruan Insajderi.
Ai sugjeroi që kandidatët që janë të paduruar për të mësuar rezultatin mund të “të pinë bensedina”.
“Le të pinë bensedina dikush, e dikush le të duron se nuk kemi çka me i bë, rezultati është në kuti…”, tha ai.
Bensedin është një emër tregtar për një medikament që përmban substancën aktive Diazepam, një lloj benzodiazepine. Kjo klasë ilaçesh përdoret për të trajtuar ankthin, stresin dhe pagjumësinë, si dhe për të qetësuar sistemin nervor.
Theksojmë se Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka njoftuar se procesi i numërimit të të gjitha votave mund të zgjasë deri në dy javë, duke potencuar se ende nuk është bërë një vlerësim i saktë për kohën e nevojshme për të shpallur rezultatet përfundimtare.
/Insajderi