A do të hyjë në koalicion me Kurtin për ta formuar qeverinë e re? - Përgjigjet Bedri Hamza - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    A do të hyjë në koalicion me Kurtin për ta formuar qeverinë e re? – Përgjigjet Bedri Hamza

    Insajderi
    13 February 2025 - 22:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bedri Hamza, kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka përjashtuar mundësinë e krijimit të një qeverie të ardhshme me Lëvizjen Vetëvendosje, shkruan Insajderi.

    Hamza ka deklaruar se mundësitë për bisedime janë të hapura, por dallimet mes PDK-së dhe LVV-së janë të thella dhe e bëjnë të pamundur një bashkëpunim.

    Ai u shpreh se, për shkak të këtyre dallimeve, PDK-ja nuk mund të formojë qeveri me LVV-në.

    “Unë jam shumë në rregull që Lëvizja Vetëvendosje të bisedojë me cilëndo prej partive politike, por matematikisht është e pamundur të formohet një qeveri vetëm nga LVV dhe pakicat,” tha Hamza në Pressing të T7.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark