Lëndohen 3 persona pas aksidentit në rrugën Prishtinë – Pejë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lëndohen 3 persona pas aksidentit në rrugën Prishtinë – Pejë

    Insajderi
    13 February 2025 - 22:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë – Pejë, ku janë përfshirë dy automjete dhe një kamionetë.

    Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha, i cili tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:40.

    “Sipas informatave fillestare, tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësitet për kontrollin e autostradave kanë dalë në vendngjarje dhe kanë filluar hetimet lidhur me shkaktarët e aksidentit”, tha Hoxha.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark