Shqipëri: Rikthehen reshjet e borës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqipëri: Rikthehen reshjet e borës

    Insajderi
    14 February 2025 - 08:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në shtetin e Shqipërisë janë rikthyer reshjet e borës. Mësohet se veriu i vendit është përfshirë gjatë natës dhe mëngjesin e sotëm nga reshjet e dëborës.

    Në akset Hani  i Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth reshjet e dëborës vijojnë ende.

    Sipas tij qarkullimi vijon pa probleme pasi rrugët janë të pasturara dhe të kriposura, raporton A2CNN

    ”“Në akset e Lotit 1, Hani i Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth, gjatë natës ka patur reshje bore të cilat vazhdojnë edhe tani. Rrugët janë të pastruara dhe të kriposura. Qarkullimi kryhet pa probleme”, thuhet në njoftim.

    Më herët meteorologia Tanja Porja paralajmëroi reshje bore në lartësitë mbi 900 metra nga niveli i detit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark