Një person e mban peng një grua brenda QKUK-së me kërcënimin se do të hidhet nga kati i 6 - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Një person e mban peng një grua brenda QKUK-së me kërcënimin se do të hidhet nga kati i 6

    Insajderi
    14 February 2025 - 09:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një grua është mbajtur peng brenda ambienteve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës nga një burrë.

    Muhamet Reqani, komandant i batalionit të zjarrfikësve, ka konfirmuar për Insajderi se i dyshuari ka kërcënuar se do të hidhej nga kati i 6-të i Klinikës Interne.

    Reqani shtoi se operacioni i tyre ka rezultuar i suksesshëm dhe dy të personat janë marrë nga policia.

    “Sot, në orën 7:40, na kanë njoftuar për një rast, ku një person ka tentuar të hidhet prej Klinikës së Interneve, kati i 6. Na ka njoftuar policia dhe jemi nisur për asistencë. I kemi ofruar kapacitetet tona, ndihmuam për hapjen e dritareve me ato shkallët e zjarrfikësve, e hapëm derën në anën tjetër, dhe pjesa tjetër ka qenë punë e policisë. Dy persona janë marrë nga policia”, tha ai për Insajderi.

    “Burri ka qenë ai i cili ka kërcënuar se do të hidhej, dhe ka mbajtur gruan si peng”, shtoi ai.

    Për rastin Insajderi ka kërkuar informacion edhe nga Policia e Kosovës e SHSKUK-së, por të njëjtit deri tani nuk janë përgjigjur.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark