Naser Hafizit i vazhdohet paraburgimi edhe për një muaj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Naser Hafizit i vazhdohet paraburgimi edhe për një muaj

    Insajderi
    14 February 2025 - 09:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore, Naser Hafizi, i është vazhduar masa e paraburgimit për një muaj të tjetër.

    Hafizi dyshohet për kryerjen e veprave penale “Keqpërdorim të detyrës e autoritetit zyrtar”, “Shpëlarje të parave” dhe “Mosraportim apo raportim të rremë të pasurisë, të ardhurave, dhuratave, dobisë tjetër pasurore ose i detyrimeve financiare”.

    Këtë e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi, e cila tha se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale, gjykata ka miratuar vazhdimin e paraburgimit për Hafizin për një muaj të tjera.

    “Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës PPS.nr.84/2024 e datës 05.02.2025 për vazhdimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, në çështjen penale kundër të pandehurit N.H., Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special me datë 10.02.2025 ka marr Aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, ashtu që masa e paraburgimit të pandehurit N.H. iu është vazhduar në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj”, tha Gashi.

    Hafizi ishte arrestuar në Aeroportin e Prishtinës më 10 tetor 2024 kurse që nga 11 tetori 2024 gjendet në paraburgim.

    Ai dyshohet se kundërligjshëm ka ndikuar në faljen dhe uljen e borxheve për kompanitë që merren me ambalazhimin e ujit.

    /Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark