Insajderi
Lajme

Gjatë 2024’tës, çmimet e prodhimeve bujqësore u rriten rreth 50 për qind

Insajderi
14 February 2025 - 12:55
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjatë 2024’tës, çmimet e prodhimeve bujqësore u rriten rreth 50 për qind
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në vitin 2024, indeksi vjetor i çmimeve të prodhimeve bimore kishte rritje për 46,9 për qind, krahasuar me vitin 2020. Ndërkaq, indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale kishte rritje për 46,5 për qind në vitin 2024, krahasuar me vitin 2020. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës në publikimin e saj bënë të ditur se indeksi vjetor i përgjithshëm i çmimeve të prodhimeve bujqësore kishte rritje për 46,8 për qind në vitin 2024, krahasuar me vitin 2020.

Më tej në raport thuhet se në vitin 2024, indeksi vjetor i çmimeve të prodhimeve bimore kishte rënie për 4,6 për qind, krahasuar me vitin 2023. Ndërkaq, indeksi i çmimeve prodhimeve blegtorale kishte rritje për 5,7 për qind në vitin 2024, krahasuar me vitin 2023.

Indeksi i përgjithshëm i çmimeve të prodhimeve bujqësore kishte rënie për 0,9 për qind në vitin 2024, krahasuar me vitin 2023.

“Në vitin 2024, indeksi vjetor i çmimeve të prodhimeve bimore kishte rritje për 46,9%, krahasuar me vitin 2020. Ndërkaq, indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale kishte rritje për 46,5% në vitin 2024, krahasuar me vitin 2020. Kurse, indeksi vjetor i përgjithshëm i çmimeve të prodhimeve bujqësore kishte rritje për 46,8% në vitin 2024, krahasuar me vitin 2020”, thuhet në raportin e ASK-së.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark