Arratiset nga Pallati i Drejtësisë një i dyshuar pasi iu caktua paraburgimi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arratiset nga Pallati i Drejtësisë një i dyshuar pasi iu caktua paraburgimi

    Insajderi
    14 February 2025 - 15:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I dyshuari për lëndim të rëndë trupor dhe armëmbajtje pa leje, L.D., ka arritur të arratiset nga objekti i Pallatit të Drejtësisë, pas caktimit të masës së paraburgimit prej 1 muaji.

    Këtë e ka konfirmuar për Insajderin Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë.”

    “Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit L.H., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe veprën penale Lëndim i rëndë trupor”, tha ajo.

    Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit L.H. dhe të njëjtit iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji“.

    Gjykata vlerësoj se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, sepse nëse i pandehuri L.H. lihet në liri, i njëjti mund të jetë i pa arritshëm për të zhvilluar procedurën penale.

    Për njoftimin tuaj, Gjykata Themelore në Prishtinë lidhur me çështjen penale ndaj të pandehurit L.H. ka marr informacion se i njëjti pasi që ka pranuar aktvendimin për caktim të paraburgimit, ka arritur që ti ik Policisë së Kosovës, të cilët kanë qenë kompetent për ta siguruar rastin“.

    Sipas Gashit, arratisja e të dyshuarit në rastin konkret, nuk mbetet në përgjegjësinë e Gjykatës Themelore në Prishtinë, pasi gjykata ka ndërmarr të gjitha veprimet e duhura procedurale ashtu siç parashihet me dispozitat ligjore të KPPRK-së.

    Si rrjedhojë ajo ka kërkuar që për më shumë informata lidhur me këtë çështje, t’i drejtohemi Policisë së Kosovës.

    /Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark