Ushtaraku shqiptar pjesë e pushtetit të ri në Siri thotë se Kosova e kërkoi njohjen nga Damasku - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ushtaraku shqiptar pjesë e pushtetit të ri në Siri thotë se Kosova e kërkoi njohjen nga Damasku

    Insajderi
    14 February 2025 - 18:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ushtaraku shqiptar që është pjesë e pushtetit të ri në Siri, Ebu Katada Albani, ka thënë se Kosova ka kërkuar njohjen nga Damasku. 

    Ebu Katada Albani ka thënë se është fatkeqsi që një kërkesë e tillë ka ardhur nga një nivel shumë i ulët, siç ka thënë ai nga një zv.ministër i pushtetit lokal.

    “Në të njejtën kohë fatmirësisht dhe fatkeqësisht ka një kërkesë për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Qeverisë së re të Sirisë, por fatkeqësia është se kjo kërkesë nuk erdhi në nivelin e duhur, për shkak se ka ardhur në nivelin e zv.ministrit të qeverisë lokale më sa më kujtohet”, ka thënë ai në një intervistë për “Interaktiv Talks”.

    Ai ka shtuar se një kërkesë e tillë duhet të bëhet në nivel presidenti apo të kryeministrit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark