"Duke përdorur forcën ka ...", arratisja nga Pallati i Drejtësisë e një të dyshuari pasi iu caktua paraburgimi, policia jep detaje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Duke përdorur forcën ka …”, arratisja nga Pallati i Drejtësisë e një të dyshuari pasi iu caktua paraburgimi, policia jep detaje

    Insajderi
    14 February 2025 - 18:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I dyshuari për lëndim të rëndë trupor dhe armëmbajtje pa leje, L.D., ka arritur të arratiset nga objekti i Pallatit të Drejtësisë, pas caktimit të masës së paraburgimit prej 1 muaji.

    Lidhur me rastin detaje për Insajderin, ka dhënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme.

    I dyshuari i ka shkaktuar lëndime edhe një polici.

    “Sot rreth orës 12:00, menjëherë pas  përfundimit të seancës gjyqësore, një  i pandehur është arratisur nga objekti i Gjykatës Themelore në Prishtinë. I njëjti dinakërisht, duke përdorur veprime agresive të dhunshme si dhe duke përdorur forcën fizike, i ka shkaktuar lëndime trupore zyrtarit që po kujdesej për sigurinë tij me ç’ rast  ka arritur të arratiset. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit po  ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme operativo hetimore dhe ndaj të dyshuarit ka iniciuar një hetim në drejtim të veprave penale ‘’ Sulm ndaj personit zyrtar’’ si dhe ‘’ Arratisja e personit të privuar nga liria’’, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark