Insajderi
Lajme

Ende s’është kapur i pandehuri që u arratis në Pallatin e Drejtësisë

Insajderi
15 February 2025 - 09:24
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ende s’është kapur i pandehuri që u arratis në Pallatin e Drejtësisë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje lidhur me arratisjen e të pandehurit pas seancës gjyqësore në Pallatin e Drejtësisë.

Ai është larguar në drejtim të panjohur, ndërsa gjatë arratisjes ka sulmuar njërin prej zyrtarëve policorë, i cili më pas ka marrë tretman mjekësor.

“Pallati i Drejtësisë Hajvali, Prishtinë 14.02.2025 – 12:15. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, derisa ka qenë duke u shoqëruar nga dy zyrtarë policorë pas seancës gjyqësore është arratisur dhe larguar në drejtim të panjohur. I dyshuari gjatë arratisjes ka sulmuar njërin prej zyrtarëve policorë i cili ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe vazhdon të hetohet”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark