Insajderi
Botë

Paralajmëron Meksika: Do të ngremë padi kundër Google nëse vijon të përdor termin ‘Gjiri i Amerikës’

Insajderi
15 February 2025 - 13:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Paralajmëron Meksika: Do të ngremë padi kundër Google nëse vijon të përdor termin ‘Gjiri i Amerikës’
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, ka paralajmëruar mundësinë e ngritjes së një padie kundër Google nëse kompania vazhdon ta quajë Gjirin e Meksikës si “Gjiri i Amerikës”.

Ky emërim u vendos pas një urdhri ekzekutiv të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili nënshkroi një dekret për riemërimin e pjesës amerikane të Gjirit të Meksikës në “Gjiri i Amerikës” dhe shpalljen e 9 shkurtit si “Dita e Gjirit të Amerikës”.

Sheinbaum theksoi se dekreti i Trump është i kufizuar në zonën e Shteteve të Bashkuara, pasi Meksika ende kontrollon pjesën më të madhe të Gjirit. Ajo shtoi se Meksika ka sovranitet dhe se çdo ndryshim në emërtimin e Gjirit duhet të respektojë këtë sovranitet.

Në përputhje me urdhrin e Trump, Google ka ndryshuar emrin e Gjirit të Meksikës në “Gjiri i Amerikës” për përdoruesit në Shtetet e Bashkuara në aplikacionin e saj Google Maps.
Nëse Google vazhdon të përdorë emrin “Gjiri i Amerikës” për përdoruesit në Meksikë ose në nivel ndërkombëtar, qeveria meksikane mund të konsiderojë veprime ligjore për të mbrojtur sovranitetin dhe emërtimin historik të Gjirit të Meksikës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark