Osmani takon delegacionin e senatorëve amerikan - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani takon delegacionin e senatorëve amerikan

    Insajderi
    16 February 2025 - 12:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Mynih ka takuar  delegacionin e senatorëve amerikan.

    Osmani ka shprehur kënaqësi për takimin me senatorët amerikan, derisa rikujtoi mbështetjen që Kosova mori në vitin 1999 për paqe e liri nga SHBA-të.

    “Nga një vend që në vitin 1999 mori mbështetjen e tyre për liri e paqe, në një eksportuese të paqes dhe stabilitetit sot. Ky transformim nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e vazhdueshme të Senatit Amerikan”, ka shkruar Osmani.

    Presidentja u shpreh se Kosova mbetet e përkushtuar për të thelluar edhe më tej këtë aleancë.

    “Kënaqësi e veçantë të takoja delegacionin e senatorëve amerikan gjatë qëndrimit në Mynih. Sot, Kosova mbetet e përkushtuar për të thelluar edhe më tej këtë aleancë, duke ndërtuar mbi sukseset e përbashkëta dhe duke ecur përpara drejt sukseseve të reja”, ka shkruar Osmani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    28 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark