Spekulimet lidhur me Gjestin- Motra e tij flet për herë të parë - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Spekulimet lidhur me Gjestin- Motra e tij flet për herë të parë

    Insajderi
    16 February 2025 - 16:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas surprizës emocionuese që i bëri të vëllait në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, Blerina, motra e Gjestit, ka dhënë një intervistë për emisionin Big Brother VIP Fan Club, ku ka ndarë mendimet e saj mbi rrugëtimin e Gjestit dhe raportin e tij me banorët e tjerë.

    E pyetur nëse mendon që Gjesti po luan një strategji në këtë format, ajo e mohoi një gjë të tillë dhe u shpreh e bindur se ai është duke vepruar në mënyrë të sinqertë.

    Po në lidhje me Eglin, mendon se po luan?

    – Jo, nuk e mendoj. Sa e njoh unë, jo.

    Lidhur me afrimitetin e krijuar mes Gjestit dhe Eglit, Blerina u shpreh se vendimi u takon atyre, por, familja nuk është kundër një romance mes tyre.

    Do ju pëlqente një romancë mes Eglit dhe Gjestit?

    – Ata e vendosin vetë. Nuk jemi kundër. Egli është një vajzë shumë e mirë dhe shumë e sjellshme, por vendimi u përket atyre.

    Një tjetër temë e diskutuar ishin debatet e forta të Gjestit me Jozin dhe G-Banin. Blerina nuk e fshehu shqetësimin e saj për situatat e tensionuara, por gjithashtu u shpreh se familja nuk e ka parë të nevojshme të japë një opinion të prerë mbi këtë çështje.

    Si jeni ndier kur keni parë debatet e ashpra të Gjestit me Jozin dhe G-Banin?

    – Normal që nuk jemi ndier mirë, por nuk kemi pasur ndonjë mendim. Ka ndodhur.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark