“Lidhjet mes popujve tanë janë të forta”- Trump shkruan letër për përvjetorin e pavarësisë së Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Lidhjet mes popujve tanë janë të forta”- Trump shkruan letër për përvjetorin e pavarësisë së Kosovës

    Insajderi
    16 February 2025 - 16:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka dërguar letër urimi presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, në nder të përvjetorit të pavarësisë së Kosovës. Ai ka shprehur mbështetjen e tij për Kosovën dhe angazhimin e saj për ndërtimin e institucioneve demokratike.

    Në letrën që ka përcjell Presidenca e Kosovës me anë të një komuikate për media, thuhet se populli kosovar dhe ai amerikan kanë lidhje të forta, shkruan Insajderi.

    Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht Kosovën dhe përkushtimin e saj për ndërtimin e një shoqërie demokratike ku të gjithë qytetarët mund të jetojnë dhe të lulëzojnë jetën e tyre së bashku. Lidhjet midis popujve tanë janë të forta dhe ne presim me padurim t’i zgjerojmë ato lidhje, përfshirë rritjen e mundësive për investime, për të sjellë prosperitet më të madh për të dy kombet tona. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me Kosovën, pasi ajo forcon institucionet demokratike dhe promovon rritjen ekonomike përmes një mjedisi të qëndrueshëm dhe të drejtë biznesi”, thuhet ndër të tjera në letër.

    Në letër presidenti amerikan vlerëson rreshtimin e Kosovës kah Ukraina dhe dënimin e agresionit rus.

    Letra e plotë:

    E nderuara zonja Presidente,

    Në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara, ju lutem pranoni urimet e mia më të përzemërta për ju dhe popullin kosovar teksa festoni Ditën e Pavarësisë. Rrugëtimi i Kosovës si komb sovran është shënuar me qëndrueshmëri dhe vendosmëri.

    Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht Kosovën dhe përkushtimin e saj për ndërtimin e një shoqërie demokratike ku të gjithë qytetarët mund të jetojnë dhe të lulëzojnë jetën e tyre së bashku. Lidhjet midis popujve tanë janë të forta dhe ne presim me padurim t’i zgjerojmë ato lidhje, përfshirë rritjen e mundësive për investime, për të sjellë prosperitet më të madh për të dy kombet tona. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me Kosovën, pasi ajo forcon institucionet demokratike dhe promovon rritjen ekonomike përmes një mjedisi të qëndrueshëm dhe të drejtë biznesi.

    Shtetet e Bashkuara mezi presin të ndërtojnë një marrëdhënie më produktive me qeverinë e Kosovës në vitin e ardhshëm. Ndërsa punojmë me Kosovën dhe fqinjët e saj për të ndërtuar një rajon më të begatë dhe më të sigurt, është e rëndësishme që Kosova të integrohet më tej me komunitetin euroatlantik. Mbështetja e palëkundur e Kosovës për Ukrainën përballë agresionit rus vlerësohet shumë.

    Përvjetori i pavarësisë së Kosovës është një kohë për të nderuar arritjet e kaluara, si dhe për të parë drejt një të ardhmeje më të ndritshme dhe lidhjeve më të thella ndërmjet kombeve tona. Popullit të Kosovës i dërgoj urimet më të mira në këtë ditë feste. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark