KQZ del me një njoftim lidhur me votat e kandidatëve për deputet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    KQZ del me një njoftim lidhur me votat e kandidatëve për deputet

    Insajderi
    16 February 2025 - 18:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se ka përfunduar numërimin në 14 qendra komunale të numërimit.

    “Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në 14 Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) në komunat: Deçan, Kamenicë, Novobërdë, Obiliq, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Junik, Mamushë, Hani i Elezit, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut”, thuhet në njoftimin e KQZ’së.

    “Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Komunale të Numërimit, në të cilat është duke vazhduar apo ka përfunduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, deri më 16 shkurt 2025, ora 16:00, janë numëruar 63.60% e vendvotimeve apo 1,611 nga 2,533”, vijon njoftimi.

    Sot (e diel) procesi i numërimit ka filluar edhe në QKN-në e komunave Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, sipas KQZ’së.

    Në përgjithësi, procesi i numërimit është duke vazhduar në 24 Qendra Komunale të Numërimit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark