Macron e uron Kosovën për 17-vjetorin e pavarësisë, çfarë thuhet në letër - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Macron e uron Kosovën për 17-vjetorin e pavarësisë, çfarë thuhet në letër

    Insajderi
    16 February 2025 - 19:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka uruar nëpërmjet një letre presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

    Përballë çrregullimeve dhe fragmentimit të botës, perspektiva evropiane e Kosovës, si e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, duhet të rikonfirmohet. Ju siguroj për përkrahjen e Francës për të mbështetur vendin tuaj në këtë rrugë”, thuhet në urimin e Presidentit Macron.

    Më tej, në urim Macron tha se mund të vazhdojnë të bashkëpunojnë, veçanërisht lidhur me organizimin e Lojërave Mesdhetare në vitin 2030 në Kosovë.

    “Franca është e gatshme t’ju ndihmojë që kjo ngjarje madhore të ketë një sukses të plotë”, thuhet në urim.

    “Franca mbetet një aleate e përkushtuar e Kosovës dhe do të vazhdojë ta mbështesë stabilitetin, zhvillimin dhe perspektivën evropiane të saj”, ka shkruar ndër të tjera në urimin e tij Macron.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark