Vdes një tjetër aktivist i LDK’së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes një tjetër aktivist i LDK’së

    Insajderi
    16 February 2025 - 20:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qaush Balaj, aktivist i LDK’së, ka vdekur sot.

    Lajmin e ka bërë të ditur Hykmete Bajrami e LDK’së, duke kujtuar funksionet e Balajt si zëvendësministër dhe udhëheqës i Kuvendit Komunal në Komunën e Istogut, shkruan Insajderi.

    Sot na paska lënë edhe një aktivist tjetër i LDK-së, Qaush Balaj.

    Qaushin e kam njohur nga afër gjatë kohës sa ka qenë zëvendësministër (2015-2017) si njeri të ndershëm dhe profesionist. Që nga ajo kohë, e kam konsideruar mik. Ai ka shërbyer me përkushtim si mësimdhënës, drejtor shkolle, zv. minister dhe përfaqësues i qytetarëve në Kuvendin Komunal të Istogut.

    Të gjithë ne që e njohëm do ta kujtojmë gjithmonë si një njeri të mirë dhe mik të çmuar. Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë atyre që e njohën”, ka shkruar Bajrami.

    Përgjatë së dielës është njoftuar edhe për vdekjen e Lirim Maqedoncit, aktivistit të LDK’së, në moshë të re.

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, nëpërmjet një telegrami të ngushëllimit shprehu ngushëllimet e tij për familjarët e miqtë e të ndjerit.

    “I trishtë lajmi për ndarjen e hershme nga jeta të aktivistit tonë të jashtëzakonshëm, Lirim Maqedonci. Dhimbja për humbjen e tij në kulmin e energjive dhe angazhimeve të shumta, është e madhe. Lirimi ishte një djalë me virtyte të larta, i palodhur në përkushtimin e tij për vlerat dhe idealet që na bashkuan. Me punën dhe angazhimin e tij të pashoq, ai dha një kontribut të çmuar për shtëpinë tonë politike, duke lënë pas një dhimbje të madhe Në këtë moment të vështirë, në emër të gjithë anëtarësisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe timin personal ju shpreh ngushëllime familjes Maqedonci, miqve, strukturave tona dhe të gjithë atyre që e njohën e punuan me të”, u tha ndër të tjera në telegramin e ngushëllimit të publikuar nga LDK-ja. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark