Këta janë kandidatët e LDK'së më të votuar në Lipjan - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Këta janë kandidatët e LDK’së më të votuar në Lipjan

    Insajderi
    16 February 2025 - 21:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) arriti t’i marrë 8251 vota apo 27,94 për qind në Komunën e Lipjanit, e cila udhëhiqet nga Imri Ahmeti prej këtij subjekti politik.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur në përditësimin e fundit se në Lipjan i ka numëruar votat e kandidatëve për deputetë thuajse të gjitha vendvotimet. Pra, gjithsej 83 nga 84 vendvotime.

    Gazeta Insajderi ka arritur të sigurojë votat për kandidatët për deputetë nga radhët e LDK’së.

    Më i votuari del kryetari i LDK’së dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, me 7,321 vota.

    Pas tij vjen kandidati për deputet Imri Ahmeti, i cili është edhe kryetar i kësaj komune, me 6,942 vota.

    I treti më i votuari në Lipjan nga LDK’ja është Shkelzen Hajdini me 5,215 vota.

    Rasim Hasani është kandidati i katërt më i votuari i LDK’së në Lipjan, me 4,932 vota.

    Rezultat të befasishëm në Lipjan ka arritur edhe kandidatja e LDK’së nga kjo komunë, Anila Reçica- Llugiqi. Ajo ka marrë 4,542 vota.

    Po ashtu, numër të lartë të votave në Lipjan ka marrë edhe Ardian Olluri, duke u votuar 4,437 herë. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark