Kosova feston 17-vjetorin e Pavarësisë, Osmani: Ecim përpara, s’ka asgjë që e ndalë Republikën tonë të lirë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova feston 17-vjetorin e Pavarësisë, Osmani: Ecim përpara, s’ka asgjë që e ndalë Republikën tonë të lirë

    Insajderi
    17 February 2025 - 09:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

    Pas ngritjes solemne të flamurit, Osmani falënderoi të gjithë ata që dhanë jetën e sakrifikuan për një Kosovë të lirë, të pavarur dhe sovrane.

    Para mediave, e para e vendit gjithashtu tha se do ecet para, pasi sipas saj, s’ka asgjë që e ndalë Kosovën e lirë, të pavarur, sovrane, dhe të përjetshme.

    “Është një ditë që ne ju themi faleminderit nga zemra, një falënderim të përhershëm për të gjithë ata që sakrifikuan dhe dhanë gjithçka në mënyrë që ne sot së bashku ta festojmë këtë ditë të shenjtë e historike. Duke filluar nga arkitekti i Pavarësisë sonë, presidenti historik, dhe komandanti legjendar Adem Jashari që udhëhoqi UÇK-në, e deri tek secili qytetarë i Republikës sonë që sakrifikoi me mundë e me gjak në mënyrë që sot të gëzohet kjo ditë. Edhe një herë në emër të të gjithë qytetarëve të Kosovës, faleminderit për kontributin e dhënë, do të ecim përpara sepse nuk ka asgjë që mund ta ndalë Republikën tonë të lirë, të pavarur, sovrane, dhe të përjetshme. Urime!”, tha Osmani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark