Hamza uron pavarësinë: Sot nderojmë historinë tonë, i nderojmë ata që sakrifikuan - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hamza uron pavarësinë: Sot nderojmë historinë tonë, i nderojmë ata që sakrifikuan

    Insajderi
    17 February 2025 - 10:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka bërë një dedikim duke uruar popullin e Kosovës me rastin e 17 vjetorit të Pavarësisë.

    Ai flet për ndjenjën e krenarisë duke nderuar dhe krerët e UÇK-së që sot padrejtësisht po gjykohen në Hagë.

    ”Sot është ditëlindja e 17-të e Republikës së Kosovës. Sot nderojmë historinë tonë. I nderojmë ata që sakrifikuan, që luftuan dhe pareshtur u angazhuan për ta bërë Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik. I nderojmë ata që lirisë e pavarësisë ia vunë themelet dhe sot të privuar, shumë larg Kosovës, vazhdojnë ta paguajnë çmimin e tyre.
    Me krenari dhe të palëkundur po e ndërtojmë një Kosovë, ku liria, barazia dhe drejtësia e forcojnë shtetin dhe shoqërinë.
    Në zemrat dhe mendjet e qytetarëve është ëndrra e madhe për Kosovën. Në zemrat dhe mendjet e qytetarëve është forca e popullit tonë.
    KOSOVË, e gëzofsh ditëlindjen e 17-të! Qytetarë krenarë, qëndroni të bashkuar dhe me shpresë!”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark