
Për pak minuta pritet të nis ceremonia e shënimit të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, por ajo çka bie në sy nga pamjet është numri i vogël i qytetarëve.
Madje pak figura të shtetit janë parë të pranishëm deri tani.
Parakalimi, i cili pritet të nisë nga ora 12:00, do të jetë një nga momentet të ceremonisë për nder të Ditës së Pavarësisë.
Ky aktivitet është një simbol i forcës dhe disiplinës së FSK-së, që ka luajtur një rol kyç në sigurinë dhe mbrojtjen e Kosovës gjatë këtyre 17 viteve.
Parakalimi do të shoqërohet me përshëndetje nga liderët e shtetit, përfshirë presidenten, kryeministrin dhe figura të tjera të rëndësishme të institucioneve të Kosovës./Insajderi