Gucati: 17 shkurtin ia uroj së pari njeriut që shpalli Pavarësinë, Hashim Thaçit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gucati: 17 shkurtin ia uroj së pari njeriut që shpalli Pavarësinë, Hashim Thaçit

    Insajderi
    17 February 2025 - 12:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati i ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së 17 shkurtit.

    Derisa ishte për homazhe të Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, Gucati tha se së pari këtë ditë të shenjtë ua uron familjarëve të dëshmorëve, veteranëve, e njeriut që shpalli këtë ditë, Hashim Thaçit.

    “Unë këtë ditë, 17 shkurtin ua uroj së pari familjeve të dëshmorëve, veteranëve, dhe një njeriu që ka qenë protagonist, zotit Thaçi, që e ka shpall këtë ditë dhe mungon. Ne sot nuk e ndjejmë mirë vetën, as të gëzuar, kur e dimë që i kemi në burg njerëz të mëdhenj. Pa ata burra, sot jemi të cunguar. I uroj gjithë popullit shqiptar këtë ditë të madhe që e kemi pritur me vite e vite”, tha ai.

    “Jemi keqkuptuar, ne e kemi bojkotuar këshillin organizativ, sepse ne kemi luftuar për këtë ditë të sotit. Ne nuk e kemi bojkotuar festën, është e pavërtetë e madhe kjo”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark