Konjufca uron pavarësinë përmes Facebook'ut, shprehë mirënjohje ndaj SHBA've - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca uron pavarësinë përmes Facebook’ut, shprehë mirënjohje ndaj SHBA’ve

    Insajderi
    17 February 2025 - 14:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka uruar 17-vjetorin e Pavarësisë.

    Konjufca ka thënë se Pavarësia e Kosovës u arrit me shumë mund, përpjekje e sakrifica të popullit shqiptar.

    Ai u shpreh se shteti i Kosovës, ka në themel gjakun e dëshmorëve.

    “Populli i Kosovës do të jetë përherë mirënjohës ndaj miqve dhe aleatëve në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet evropiane që përkrahën çlirimin e Kosovës dhe ndërtimin e shtetit tonë të pavarur dhe sovran”, tha ai.

    “Pa ndihmën e tyre kjo rrugë do të ishte më e gjatë dhe më e vështirë. Prandaj sot në këtë ditë feste e gëzimi, reflektojmë mbi këtë histori lirie e dinjiteti, të përkushtuar në rrugën tonë për sovranitet, demokraci e integrim në botën euro-atlantike. Rroftë Republika e Kosovës. Gëzuar!”, u shpreh Konjufca transmeton Klankosova.tv

    Kreu i Kuvendit sot nuk u pa në asnjë aktivitet për shënimin e 17-vjetorit të shtetësisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark