Incident në Mitrovicën e Veriut, 12 shqiptarë ndalohen nga policia 10 prej tyre të mitur - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Incident në Mitrovicën e Veriut, 12 shqiptarë ndalohen nga policia 10 prej tyre të mitur

    Insajderi
    17 February 2025 - 21:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    12 persona, prej të cilëve 10 të mitur, janë ndaluar sonte nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se janë futur në qytetin e Mitrovicës së Veriut me vetura që kishin simbole kombëtare.

    Këtë informacion e ka konfirmuar për Insajderin, zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani.

    Ai ka shtuar se grupi më pas u sulmua me gurë nga disa serbë.

    Po ashtu, Elshani ka theksuar se është hapur një rast për dëmtim kriminal pasi një veturë është goditur me gur.

    “Janë ndaluar 12 persona, 10 të mitur, dyshohet se me flamura shqiptarë kanë hy Mitrovicë të Veriut. Dyshohet se disa serbë më pas i kanë sulmu me gurë. I kemi ndalu dy vetura, në njerën veturë kanë qenë pesë të mitur. në veturën tjetër kanë qenë shtatë persona. Ende nuk ka ndonjë vepër, përveç për patent shofer e kundërvajtje në trafik, për ketë punë jemi duke u marrë me ta”- ka thënë ai.

    Më tutje Elshani theksoi për Insajderin se lidhur me këtë rast janë shqiptuar katër tiketa.

    “Katër tiketa janë shqiptuar, përshkak se tri vetura kanë qenë pa patentë shofer, dhe një veturë i ka pasur shtatë persona brenda që do të thotë tejkalim i numrit të personave që janë të lejuar me qenë në një automjet”, u shpreh Elshani për Insajderin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark