Ismajli për Newborn: E kam ruajtur prej të gjitha partive - Ja çfarë kuptimi ka këtë vit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ismajli për Newborn: E kam ruajtur prej të gjitha partive – Ja çfarë kuptimi ka këtë vit

    Insajderi
    17 February 2025 - 23:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fisnik Ismajli tha se në obeliskun Newborn nuk ka lënë ndonjë mesazh të Vetëvendosjes as gjatë kohës sa ka qenë pjesë e kësaj partie.

    Ai theksoi se obeliskun e ka ruajtur nga të gjitha partitë.

    Ismajli tregoi se sivjet në obelisk mbulohet tema e inteligjencës artificiale, ndërsa çdo vit ka pasur tema apo kauza që pasqyrojnë përfshirjen e Kosovës në botë.

    “Newborn çdo vit ka një temë që është aktuale në botë, dhe tregon përfshirjen e Kosovës në botë. Kam rezistuar t’i fut politikën ditore në tematikën e Newbornit, andaj e kam ruajtur nga të gjitha partitë.”

    “Edhe kur kam qenë i përfshirë në politikë, nuk kam lënë ndonjë mesazh të Vetëvendosjes që të shpërndahej në monument, e kam ruajtur atë integritetin e monumentit ku kemi trajtuar tema të ndryshme”, u shpreh Ismajli në Pressing.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark