“Plas” sërish mes Eglit dhe Gjestit: Më lodhe trurin, mos më kap ashtu! - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    “Plas” sërish mes Eglit dhe Gjestit: Më lodhe trurin, mos më kap ashtu!

    Insajderi
    18 February 2025 - 10:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Marrëdhënia mes Gjestit dhe Eglit duket se po përjeton një tjetër krizë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania. Pas disa ulje-ngritjeve, dyshja janë përballur sërish me tensione dhe debate.

    Këtë herë ka qenë Gjesti, i cili i ka kërkuar Eglit ta lërë të qetë, duke thënë se po bëhet e bezdisshme. Debati ka ardhur pas disa dyshimeve të Eglit për një letër që ai shkroi për Shën Valentinin, si dhe për një qafore, për të cilën Gjesti pretendon se e ka nga tezja e tij.

    Ndërsa po flinin së bashku, artisti i njohur i ka thënë Eglit se e ka lodhur me të njëjtat pyetje të përsëritura. Në një moment, ai madje i kërkoi të mos e kapte për krahu, duke e bërë të qartë se kjo gjë po e shqetësonte.

    Mbetet për t’u parë si do të evoluojë raporti i tyre në shtëpi dhe nëse ky debat do të ndikojë në rrugëtimin e tyre në BBVA.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark