Thaçi mungon në seancën gjyqësore në Hagë, nuk ndihet mirë me shëndetin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi mungon në seancën gjyqësore në Hagë, nuk ndihet mirë me shëndetin

    Insajderi
    18 February 2025 - 10:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetiq ka njoftuat se Thaçi nuk do të jetë i pranishëm në gjykimin e sotëm në Gjykatën Speciale.

    Misetiq tha se klienti i tij nuk ndihet mirë me shëndetin.

    “Sekretarja më njoftoi se klienti nuk ndihej mirë, dhe nuk mund të merrte pjesë në seancën e sotme.”, tha Misetiq.

    Pas kësaj, kryetari i trupit gjykues Charles Smith III tha se i është thënë që nuk është mirë me shëndet dhe se duhej të takohej me një mjek, por që as ai nuk ishte në dijeni që ai nuk do të merrte pjesë.

    “I vetmi komunikim ishte se nuk ka qenë mirë nga shëndeti, dhe duhet të fliste me një mjek. Komunikoni me të nëse jep leje që të vazhdojmë pa praninë e tij” tha gjyqtari Smith.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark