Organizohet tryeza shkencore me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare  - Insajderi
×
Kulturë

Organizohet tryeza shkencore me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare 

Insajderi
18 February 2025 - 11:51
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Instituti Albanologjik-Prishtinë dhe Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup, organizojnë tryezë shkencore me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare.

Tryeza në fjalë do të mbahet pasnesër, 20.02.2025, ora 10:00, në sallën shkencore të Institutit Albanologjik-Prishtinë dhe do të ketë këtë temë bosht: “Përdorimi i shqipes në domenin publik”.

Studiuesit që do të flasin në këtë aktivitet shkencor janë: Asllan Hamiti, Mustafa Ibrahimi, Abdurrahim Maxhuni, Ismet Osmani, Bahtijar Kryeziu, Begzad Baliu, Naim Berisha, Ajtene Hajdari Qamili, Sejdi Gashi, Izer Maksuti dhe Manjola Zaçellari.

Këshilli organizues i tryezës shkencore përbëhet nga Abdurrahim Maxhuni, Mustafa Ibrahimi dhe Sejdi Gashi.

Më poshtë e keni të bashkëlidhur programin e plotë të kësaj tryeze të një rëndësie të veçantë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark