"A ka naj lajm të mirë sot për Kosovën", kandidati i VV-së për deputet ironizon me lajmin se Thaçi nuk është mirë me shëndet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “A ka naj lajm të mirë sot për Kosovën”, kandidati i VV-së për deputet ironizon me lajmin se Thaçi nuk është mirë me shëndet

    Insajderi
    18 February 2025 - 13:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pa praninë e Hashim Thaçit është duke vazhduar seanca gjyqësore në Hagë me dëgjimin e dëshmisë së dëshmitarit të 122-të të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), i cili mban kodin W04491 në këtë proces.

    “Thaçi dhe doktori e kanë nënshkruar lejen për të vijuar me procesin gjyqësor”, njoftoi Luka Mishetiq, i cili përfaqëson Hashim Thaçin.

    Por, përkeqësimin e shëndetit të Thaçit e ka shfrytëzuar për ironizim kandidati i VV-së për deputet, Luan Gacaferi.

    Gacaferi ka përzgjedhur disa lajme rreth votave që kanë marrë opozita për zgjedhjet e 9 shkurtit.

    Por, që postimin e nisi me lajmin për shëndetin e Thaçit: A ka naj lajm të mirë sot për Kosovën a jo.

    “A ka naj lajm të mirë sot për Kosovën a jo!!! Thaqi për shkaqe shëndetsore nuk merr pjesë në seancën gjyqësore, ju vazhdohet paraburgimi, Tahiri se kalon pragun, Haki Abazi i merr veç 1 vota, Ardian Kastrati se kalon pragun, Pay Pali po lufton për jetë a vdekje me pragun, Zafir Berishës ja kishin vjedh hakerat votat. Hajr e boft Zoti se tjetër s’don njeri çka me thonë!”, shkroi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark