Abdixhiku pret në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë: U theksua rëndësia e mbylljes së shpejtë e procesit të numërimit dhe certifikimit të rezultateve nga KQZ - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku pret në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë: U theksua rëndësia e mbylljes së shpejtë e procesit të numërimit dhe certifikimit të rezultateve nga KQZ

    Insajderi
    18 February 2025 - 14:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në Selinë Qendrore Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.

    Siç njoftohet nga kjo parti, gjatë këtij takimi u diskutua mbi zhvillimet e fundit, situatën aktuale politike në vend, qëndrimet e LDK-së karshi këtyre zhvillimeve si dhe thellimin e bashkëpunimit mes të dyja vendeve.

    “Kryetari Abdixhiku edhe me ambasadorin De Riu theksoi rëndësinë e mbylljes së shpejtë të procesit të numërimit dhe certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), duke siguruar që të respektohen në plotni parimet demokratike.

    Në fund të takimit kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Italisë dhënë Kosovës gjatë të gjitha proceseve si dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, duke nënvizuar angazhimin e mëtutjeshëm të përbashkët për zhvillimin e vendit”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark