"Kemi një për qind shans"- Guardiola i frikësuar para ballafaqimit me Real Madridin - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    “Kemi një për qind shans”- Guardiola i frikësuar para ballafaqimit me Real Madridin

    Insajderi
    18 February 2025 - 17:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pep Guardiola thotë se Manchester City do të japë gjithçka për të qenë pjesë e një për qind shanse që ka për kualifikimin në 1/8-at e Ligës së Kampioneve kur të luajë në “Santiago Bernabeu” të mërkurën.

    Shpresat e tyre në Champions janë të varura në një fije pas humbjes dramatike 3-2 ndaj Realit të Madridit në “Etihad” në ndeshjen e parë javën e kaluar.

    Sidoqoftë, City do të udhëtojë në Spanjë dhe do të përballet me rivalët e tyre të vjetër, sado “minimal” të jetë shansi, ata duhet të përpiqen ta shfrytëzojnë atë kundër kampionëve të Carlo Ancelottit.

    “Kështu që sigurisht, fitorja na ndihmon, por të gjithë e dinë sa e vështirë është të fitosh në ‘Bernabeu’ në pozicionin tonë. Nëse do të ruanim epërsinë 2-1 që kishim pesë minuta para, do të ishte ndryshe, por me 2-3 ne e dimë se sa është shansi. Rezultati nuk ishte i mirë. Nëse pyesni para ndeshjes se cila është përqindja për t’u kualifikuar, ne do themi rreth një për qind ose nuk e di se sa. Do të jetë minimale, por për aq sa keni mundësi, ne do ta provojmë, kjo është e sigurt. Ashtu siç bëjmë gjithmonë, kështu që le të shohim se çfarë do të ndodhë”. tha Guardiola.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark