Dalin momentet dramatike nga Kanadaja, pasagjerët largohen nga aeroplani që u përmbys dhe mori flakë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Dalin momentet dramatike nga Kanadaja, pasagjerët largohen nga aeroplani që u përmbys dhe mori flakë

    Insajderi
    18 February 2025 - 21:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aeroplan i Delta Connection u rrëzua gjatë uljes në Aeroportin Ndërkombëtar të Torontos Pearson në Kanada.

    Aeroplani, Bombardier CRJ900LR, po vinte nga Minneapolis me 80 persona në bord.

    Gjatë uljes në kushte të vështira atmosferike, ai u përmbys dhe mori flakë.

    Fatmirësisht, të gjithë pasagjerët mbijetuan, por 21 persona u lënduan, dy prej tyre rëndë.

    Momenti i largimit të pasagjerëve që nuk ishin lënduar rëndë, tashmë është shfaqur në rrjetet sociale.

    Autoritetet kanadeze dhe amerikane po hetojnë shkakun e aksidentit, ndërsa pista e aeroportit u mbyll përkohësisht pas incidentit. /Telegrafi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark