
Komuna e Skenderajt ka përmbyllur procesin e numërimit të votave të kandidatëve për deputetë. Deri më tani, vetëm një vendvotim ka shkuar në rinumërim.
Insajderi ka arritur t’i sigurojë votat e kandidatëve për deputetë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës në Komunën e Skenderajt, ku ky subjekt politik arriti t’i marrë 77,34 për qind të votave.
Bartësi i listës së PDK’së, njëherësh edhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka marrë 15,204 vota.
Menjëherë pas Hamzës vjen kandidatja për deputete nga kjo komunë, Sala Jashari, e cila vetëm në Skenderaj ka siguruar 9,156 vota. Pas Jasharit radhitet kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, me 8,921 vota.
Pas Krasniqit janë: Jakup Nura (8,921 vota), Mërgim Lushtaku (8,272 vota), Përparim Gruda (8,126 vota), Ganimete Musliu (6,569 vota), Xhevahir Geci (6,524 vota), Shahin Dervishi (4,817 vota) dhe Bekim Haxhiu (4,612 vota).
Lista e plotë: