Ndodh për herë të parë në Big Brother – opinionistët zgjedhin dy banorë për t’i çuar kokë me kokë në një televotim - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Ndodh për herë të parë në Big Brother – opinionistët zgjedhin dy banorë për t’i çuar kokë me kokë në një televotim

    Insajderi
    19 February 2025 - 08:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në spektaklin e së martës mënyra e televotimit ka qenë në një formë krejtësisht tjetër.

    Pra, kjo ka ndodhur për herë të parë në Big Brother të Shqipërisë, ku opinionistët duhet të zgjedhin banorët për të çuar në nominim.

    Një gjë e tillë ka ndodhur në formate të tjera të ngjashme si në ‘Grande Fratello’ të Italisë.

    Foto: Screenshot/YouTube

    Secili nga opinionistët, në këtë rast Arbër Hajdari dhe Neda Balluku, duhej të zgjidhnin nga një banor nga grupet që janë krijuar në shtëpi, një nga divani blu dhe një nga ai i kuq.

    Arbëri zgjodhi Loredanën pasi theksoi se kur është në nominim krijon situata dhe është më aktive.

    Foto: Screenshot/YouTube

    E Neda nga grupi tjetër zgjodhi për të çuar në nominim Livia Brungën, si konkurrenten më të rrezikuar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark