Marina Vjollca largohet sërish nga ‘TCH’ por një tjetër moderatore e njohur i zë vendin, ? - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Marina Vjollca largohet sërish nga ‘TCH’ por një tjetër moderatore e njohur i zë vendin, ?

    Insajderi
    19 February 2025 - 11:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Emisioni “Për Shqiptarët”, programi që trajton historitë e shqiptarëve rikthehet sërish në “Top Channel”, por këtë herë me një ndryshim.

    Kjo pasi këtë sezon, Marina Vjollca nuk do jetë në moderim, por do të jetë Bora Zemani që do ta prezantojë emisionin. Ndonëse nuk dihet se përse është bërë ky zëvendësim, por kujtojmë se Marina sapo ka publikuar linjën e saj kozmetike, e mbase do t’i përkushtohet asaj.

    Më herët Bora Zemani u shpreh: “Është lidhja shumë e bukur mes të dyja programeve. Te Piramida ishim me familjet shqiptare e këtu për një mision akoma më të madh.

    Është ai programi që bëhen bashkë të gjithë shqiptarët për të dhënë mesazhe të bukura e për t’iu gjendur pranë njëri tjetrit. Isha shumë e lumtur kur mu bë ftesa nga fondacioni Firdeus. Si mund ti thuash Jo misioneve kaq të mëdha. Shihemi të premten në orën 21:00 vetëm në TCH dhe këtë të diel, mos harroni!”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark