
Është publikuar një listë e përditësuar e kandidatëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputetë që kanë marrë më së shumti vota në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Sipas listës së publikuar nga Ballkani.info, pas numërimit të mbi 80 për qind të votave, i pari është kandidati i LDK’së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, me 94,778 vota.
Pas tij vjen Doarsa Kica- Xhelili me 38 mijë vota, ndërsa e treta është Hykmete Bajrami me 35 mijë vota.
I katërti në listë është Kujtim Shala me 31 mijë, e i pesti Avdullah Hoti me 26 mijë vota.
Lutfi Haziri, Anton Quni, Jehona Lushaku-Sadriu, Imri Ahmeti, Armend Zemaj, Marigona Geci, Fadil Hadërgjonaj e Besian Mustafa janë kandidatët që radhiten tutje me mbi 10 mijë vota.