
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur në takim të ngarkuarën me punë në Ambasadën Amerikane, Anu Prattipati.
Krasniqi përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se në takim u diskutua për zgjedhjet e nëntë shkurtit.
“Në vazhdën e takimeve me misionet diplomatike në Kosovë, sot pata kënaqësinë të pres në selinë e PDK-së të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën Amerikane, Anu Prattipati. Një diskutim i hapur dhe pozitiv mbi zgjedhjet e 9 shkurtit, respektimin e vullnetit qytetar dhe përmbylljen e procesit në mënyrë demokratike – ashtu siç e meriton Kosova”, ka shkruar ai.
“PDK beson se vendi ka nevojë sa më shpejt për një qeveri të re, stabile dhe të përgjegjshme. Pavarësisht rrethanave politike, angazhimi ynë për të mirën e qytetarëve dhe forcimin e institucioneve të shtetit mbetet i palëkundur”, thotë më tej Krasniqi.