Ja rastet kur një votë konsiderohet e pavlefshme/FOTO - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ja rastet kur një votë konsiderohet e pavlefshme/FOTO

    Insajderi
    19 February 2025 - 15:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zgjedhjet parlamentare në Kosovë janë mbajtur më 9 shkurt të këtij viti. Sipas rezultateve të deritanishme, partia që doli e para ishte partia në pushtet, LVV pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe, më pas, koalicioni AAK-Nisma.

    Prej një jave ka nisur edhe numërimi i votave për kandidatët për deputetë.

    Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), deri tani janë numëruar 73.25% e votave, ndërkohë që po vazhdon numërimi i pjesës së mbetur.

    Me fillimin e numërimit të votave kanë nisur edhe ankesat rreth cilësimit të disa votave si të pavlefshme nga partitë politike.

    Gazeta Insajderi ka arritur të sigurojë disa shembuj nga Qendra e Numërimit të Votave për rastet kur një votë mund të konsiderohet e pavlefshme.

    Pra, këta shembuj janë vendosur në tavolinat ku zyrtarët e Qendrës së Numërimit të Votave i shqyrtojnë gjatë procesit të numërimit.

    Në rastet kur partitë politike kanë ankesa rreth vlerësimit të një vote, ato mund të paraqesin ankesa sipas procedurave të përcaktuara në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme.

    “Ankesat lidhur me administrimin e numërimit në Qendrën e Numërimit të Votave (QKN) mund të bëhen në përputhje me nenin 105 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe sipas procedurave të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), brenda 48 orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar,” thuhet në rregulloren përkatëse.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark