Insajderi
Insajderi Video

Sala Jashari, kush është kandidatja e re që hyri në top 5’shen e PDK’së

Insajderi
19 February 2025 - 17:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sala Jashari, kush është kandidatja e re që hyri në top 5’shen e PDK’së
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

25 vjeçarja nga Prekazi i Skenderajt, Sala Jashari është njeriu i pestë më i votuar në listën e 110 kandidatëve për deputetë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Derisa numërimi i votave po vazhdon, ajo del se ka marrë  deri me tani 29,277 vota. Emri i saj është renditur e pesta në listën e PDK’së me shumë pak vota diferencë nga nënkryetarja e PDK’së Vlora Citaku e cila zë vendin e katërt.

Sala Jashari është kandidatja më e votuar për deputete nga PDK në Skenderaj duke lënë pas vetës Mërgim Lushtakun e Ganimete Musliun.

Jashari ka marrë vota më shume se sa disa personalitete kyqe të Partisë Demokratike të Kosovës të cilët për disa mandate shërbyen si deputete të Kosovës.

25 vjeçarja është trashëgimtare e familjes Jashari. Ajo trashëgon emrin e gjyshes së saj , Salë Jasharit Sala e cila kishte mbetur e vdekur bashkë me 58  anëtarët tjerë të Familjes së Adem Jasharit

Sala Jashari aderoi në PDK në qershor të vitit 2024.  “PDK do të jetë më e pasur dhe më e fuqishme për zgjedhjet e ardhshme”, kishte deklaruar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark