Gjesti për Drilonin: Nuk bënte asgjë dhe dilte i preferuari i publikut - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Gjesti për Drilonin: Nuk bënte asgjë dhe dilte i preferuari i publikut

    Insajderi
    20 February 2025 - 09:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjesti tashmë ka kaluar mbi 120 ditë në një format si Big Brother, marrë parasysh edhe eksperiencën në Kosovë.

    Ai hyri në BBVK më 18 tetor dhe tani janë bërë katër muaj që ndodhet në reality shou.

    Duke qenë se po përjeton dy Big Brother-at, ai së fundmi me banorët ka komentuar lojën e fituesit të BBVK 3, Drilon Ramës.

    Foto: Screenshot/TikTok

    Këngëtari pejan tha se ndonjëherë publiku të do kur je më i heshtur pasi i intereson më shumë për ty, referuar banorit nga Drenica.

    I njëjti kujtoi edhe një moment kur u shpall i preferuari i publikut, edhe pse ka qëndruar gjithë kohën në heshtje.

    “Ka rast që ka ndodhur e gjithë shtëpia në fillim është bërë hallakam kanë pasur përplasje për një njeri, nuk ka bërë asgjë, ka ndenjur duke shikuar ka dalë i preferuar”, tha ai.

    Tutje theksoi: “Normal se po po çohesh ti po flet gjëra palidhje publiku nuk të do, e do atë që thotë se çfarë ka ky pse po rri në heshtje, pse kaq i butë kaq i mirë, del i preferuar ti ngel me gishta në gojë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark