Pamje nga Tregu i Gjelbër- Dëmet e shkaktuara nga zjarri janë të mëdha- FOTO - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pamje nga Tregu i Gjelbër- Dëmet e shkaktuara nga zjarri janë të mëdha- FOTO

    Insajderi
    20 February 2025 - 09:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Janë djegur disa lokale të vogla që janë përfshirë nga zjarri mëngjesin e së enjtes te tregu i gjelbër në rrugën “Ilaz Ahushi”, në Prishtinë.

    Kjo është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    “Sot rreth orës 05:40, kemi pranuar informatën për një zjarr që ka përfshirë disa lokale në rrugën ‘Ilaz Agushi’ në Prishtinë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët janë duke u marrë me rastin. Nuk raportohet për persona të lënduar”, thuhet në njoftim.

    U.d i detyrës i komandantit të Brigadës së zjarrfikësve në Prishtinë, Mal Gashi ka njoftuar se ekipet e zjarrfikësve janë duke lokalizuar zjarrin deri në shuarjen e tërësishme të tij.

    “Janë përfshirë të gjitha lokalet që mbajnë produkte të ndryshme, si pemë, perime, kafiteri dhe qebaptore dhe një lokale për pajisje elektronike. Ekipet kanë reaguar shumë shpejt dhe profesionale”, ka theksuar Gashi.

    Sipas tij, lokalet janë të ndërlidhura me njëra – tjetrën, ndërsa zjarrfikësit janë duke bërë eliminimin e e tërësishëm të zjarrit.

    Gashi ka thënë se dëmet janë të mëdha. Ai ka theksuar se shkaqet mund të mësohen vetëm pas eliminimit të zjarrit dhe krijimit të kushteve për një hulumtim si ka ardhur deri te ky zjarr.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark