"Mbi 25 mijë euro"- KEDS zë prapë kompaninë e taksive duke vjedhur rrymën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Mbi 25 mijë euro”- KEDS zë prapë kompaninë e taksive duke vjedhur rrymën

    Insajderi
    20 February 2025 - 12:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kompania e Distribuimit të Energjisë Elektrike (KEDS) ka thënë se brenda pak muajve ka kapur për herë të dytë një kompani të taksive në Prishtinë, duke vjedhur rrymën.

    Sipas njoftimit, llogaritja e dëmeve të shkaktuara nga kompania e taksive, që nga tetori i vitit 2024, është 25 mijë e 120 euro.

    “Në tetor të vitit të kaluar patëm raportuar për një kompani të taksive nga Prishtina, pronari i së cilës ishte zënë nga KEDS-i duke vjedhur energjinë elektrike.

    Shërbimin për klientë e kishte me para, ama veturat elektrike po i mbushte pa para. E për këtë i ishte dashur t’ia rikthejë kompanisë 40 mijë euro. Para pak ditësh, e njëjta kompani është zënë sërish duke i mbushur ato vetura ilegalisht, pra duke ia vjedhur rrymën KEDS-it,  thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark