Njoftim publik për kushtet ndërtimore për ndërtimin e “Projektit Solar të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës” - Insajderi
×
  • Biznes
  • Biznes

    Njoftim publik për kushtet ndërtimore për ndërtimin e “Projektit Solar të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës”

    Insajderi
    22 February 2025 - 13:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka hapur njoftimin publik për kushtet ndërtimore për parcelat kadastrale ku planifikohet të ndërtohet “Projekti Solar i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.

    Më poshtë mund ta gjeni njoftimin e plotë dhe detajet:

    Në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Departamentin e Planifikimit Hapësinor, Ndërtim dhe Banim është dorëzuar kërkesë për Kushte Ndërtimore nga Aplikuesi Aeroporti Ndërkombëtar I Prishtinës “Adem Jashari” (Limak Kosovo Internacional J.S.C., i autorizuar Mustafë Bekteshi) me nr. të protokolit 8321/24 të datës 17.12.2024 për parcelat kadastrale ku planifikohet të ndërtohet projekti solar i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës me infrastrukturën përcjellëse dhe ndodhen  në Zonën Kadastrale Sllatinë e Madhe Komuna e Fushë Kosovë P- 72514009 me numër të parcelave: 01003-1, 01005-0, 01006-0, 01007-1, 01008-2, 01018-2, 01019-1, 01020-0, 01022-1, 01042-2.  

    Kërkesa përcakton kriteret për ndërtimin e “Projekti Solar i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës” për gjenerimin e energjisë elektrike bazuar në burim të ripërtëritshëm të energjisë, energji diellore.  

    Komentet lidhur me këtë propozim duhet të dorëzohen deri më dt.26.02.2025 në:  [email protected].


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark