Nominimi Livia-Loredana, shkëmbim banorësh me “Grande Fratello”? - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Nominimi Livia-Loredana, shkëmbim banorësh me “Grande Fratello”?

    Insajderi
    20 February 2025 - 14:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të martën, gjatë Prime-it, opinionistët Arbër Hajdari dhe Neda Balluku u përfshinë për herë të parë në procesin e nominimeve. Ata vendosën që banorët në nominim të ishin kokë më kokë Loredana dhe Livia.

    Mirëpo ky nominim ka ngjallur dyshime dhe diskutime. Në rrjet po përflitet se ndoshta ky nominim, është mundësia për një shkëmbim banorësh me formatin Grande Fratello.

    Kujtojmë se në një intervistë për “Shqipëria Live”, Ledioni zbuloi se, “Big Brother VIP Albania” dhe “Grande Fratello” do të realizojnë një shkëmbim banorësh.

    “Qëllimi është që të bëjmë një shkëmbim të një banori të Big Brother-it tonë, me një banor të Grande Fratello-s.” dhe duket se ky moment është duke ardhur.

    Kujtojmë se Livia dhe Loredana, janë të dyja njohëse shumë të mira të italishtes, pasi kanë lindur dhe jetuar atje. Pra, janë banoret perfekte për këtë shkëmbim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark